11:43 / 24.03.2023
Southgate pas fitores ndaj Italisë: Treguam dy anët e medaljes
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Italisë.
‘Tre Luanët’ mbrëmë mundën Italinë në ‘Diego Armando Maradona’ (2-1), në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.
Southgate, i cili shijoj fitoren e 50-të në krye të Anglisë, tha se skuadra e tij, tregoi dy anët e medaljes.
“Treguam dy anët e medaljes, pjesën e parë kontrolluam mirë, ndërsa me fillimin e së dytës gabuam në shumë vendime. E rëndësishme është që luftuam, vuajtëm dhe sollëm në shtëpi tre pikët”, ka thënë Southgate.