Festë dhe fitore ndaj Panamasë, goli numër 800 për Messin
Sport

Festë dhe fitore ndaj Panamasë, goli numër 800 për Messin

RTSH

Në daljen e saj të parë si kampione e botës, Argjentina mundi 2-0 Panamanë në një miqësore që ishte një festë për Yllin e Tretë.

Stadiumi Màs Monumental, i mbushur me tifozë, i bën një nderim të pabesueshëm kampionëve që çmendën një vend të tërë nga gëzimi dhe dashuria.

Një festë e nisur para ndeshjes, me një film për kampionët dhe triumfin në Katar të projektuar në ekranet e mëdha dhe një himn kombëtar të shoqëruar nga koret e stadiumit, me shumë lojtarë të Albicelestes që nuk i mbanin dot lotët.

Një festë edhe për Lionel Messin, i cili me këtë rast shënoi golin e 800-të në karrierë, të 99-tin me fanellën e Albiceleste.

Përpara 83,000 të pranishmëve në Monumental në Buenos Aires, ylli i PSG-së goditi dy herë shtyllën, për të gjetur golin përfundimtar 2-0.

Goli i parë i Thiago Almada, i cili feston në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin e tij me kombëtaren. 


MË SHUME NGA Sport