Poloni-Shqipëri, sllovenët ndajnë drejtësinë
Sport

Poloni-Shqipëri, sllovenët ndajnë drejtësinë

RTKLive

Kombëtarja shqiptare aventurën për kualifikueset e EURO 2024, do të nis të hënën mbrëma në udhëtim tek Polonia.

Katërshja sllovene do ta ndajë drejtësinë në sfidën që Varshavë, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho.

Sfida e së hënës që do të luhet në stadiumin e Varshavës, do të drejtohet nga Slavko Vinčić që ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2010 dhe ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, ndërsa ndihmës së tij do të jenë Tomaž Klančnik dhe Andraž Kovači.

Bëhet fjalë për një nga arbitrat më të mirë sllovenë, i cili ka punuar për shumë kohë si asistent i Damir Skominas. Ka drejtuar 12 ndeshje në Champions dhe 19 në Europa League ndërsa sezonin e kaluar arbitroi sfidën çerekfinale Chelsea-Porto por kulmin e arriti në finalen e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.


MË SHUME NGA Sport