14:23 / 24.03.2023
Sfida vendimtare mes Vushtrrisë dhe Boras
RTKLive
Sonte zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve ndërmjet Vushtrrisë dhe Boras.
Kjo është ndeshja e tretë ndërmjet tyre dhe vendimtare. Skuadra fituese kualifikohet në finale, ku do të përballet me Istogun, që kishte eliminuar New Basket.
Takimi i parë në Vushtrri përfundoi 86:78, kurse i dyti 96:92 në të mirë të prishtinasve pas dy vazhdimeve.