Gjasula: Ne jemi optimist, do të bëjmë më të mirën ndaj Polonisë
RTSH
Klaus Gjasula premton “sakrifica” për Shqipërinë.
Mesfushori tregon se është gati të kthehet në mbrojtës për ndeshjen me Poloninë ku nuk fshihet dhe zbulon se tri pikët nuk janë “tabu”.
“Është e vështirë të them tani se si jam pasi vij nga një dëmtim. Do ta shikojmë se si ecën stërvitja. Kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën”, tregon Gjasula, i cili rikthehet në grumbullim pas një kohe të gjatë për shkak të një dëmtimi.
I pyetur nëse do të ishte gati që të mbulonte boshllëkun e lënë bosh nga mungesat e lojtarëve si Gjimshiti dhe Ismajli ai tha: “Jam mësuar në atë rol por në fund vendos trajneri se ku do luaj”.
Mes të tjerash 33-vjeçari tha se Shqipëria në këto eliminatore ishte gati që të bënte hapin e madh dhe të tentonte kualifikimin.
“Ne jemi optimist, do të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Të dy trajnerët do të bëjnë ndeshjen e tyre. Ne shkojmë në Varshavë për të marrë maksimumin, por do të shikojmë se çfarë do na sjellë kjo sfidë”, nënvizoi Klaus Gjasula.























