Kosova U21 barazon me Moldavinë
Uran Krasniqi / RTKLive
Nuk ka fitues nga ndeshja e Kosovës U21 me Moldavinë.
Ndeshja e zhvilluar në Turqi është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.
Kosova e ka dominuar kundërshtarin, por nuk ka qenë në gjendje që edhe të shënojë.
Ndeshja tjetër e Kosovës do të jetë kundër Turqisë dhe do të zhvillohet më 27 mars.
Kosova U21 po përgatitet pë fushatën e kualifikimeve për Euro 2025.
Trajneri Afrim Tovërlani ka folur pas ndeshjes. “Mendoj që angazhimi ishte në nivel, por qarkullimi i topit është dashur të jetë më konkret dhe më shpërthyes. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, pasuam më shumë, krijuam më tepër dhe më vjen keq që së paku një gol nuk e realizuam për fitore. Megjithatë mendoj se jemi duke krijuar një skuadër të mirë, dhe ishte një paraqitje e mirë ndaj një skuadre e cila mbrohet me 9 futbollist dhe luan fuqishëm në këtë zonë", ka thënë ai.























