Franca e deklason Holandën
Sport

Franca e deklason Holandën

Uran Krasniqi / RTKLive

Kylian Mbappe e ka nisur mirë me shiritin e kapitenit në krah te Kombëtarja franceze: ai sonte ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Francës kundër Holandës. "Gjelat" në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Euro 2024 i kanë mposhtur "tulipanët" me rezultat 4-0. 

Griezmann dhe Upamecano kanë realizuar golat e tjerë për francezët. 

Holandezët nuk kanë arritur ta shënojnë madje as golin e nderit, pasi Depay ka dështuar nga penalltia. 

Ishte kjo një fitore e rëndësishme e Francës, pasi Holanda është kundërshtari më i fortë në Grupin B. 

Holanda kishte problem me formacionin startues, pasi pesë lojtarë i ishin larguar nga grumbullimi, meqë tre ishin prekur nga virusi e dy të tjerë vuanin nga lëndimet.

Ndeshjen e ardhshme Franca e luan kundër Irlandës e Holanda kundër Gjibraltarit.  

REZULTATET E NDESHJEVE TË ZHVILLUARA SOT: 

No description available.


MË SHUME NGA Sport