Laporta: Dyert e Barcelonës janë të hapura për Messin
Sport

Laporta: Dyert e Barcelonës janë të hapura për Messin

Uran Krasniqi / RTKLive

Dyert e Barcelonës janë të hapura që Lionel Messi të kthehet në klub, sipas presidentit Joan Laporta.

Argjentinasi i ishte bashkuar Barcelonës në moshën trembëdhjetë vjeçare, ku kishte fitur dhjetë tituj të La Ligas dhe katër të tjerë të Champions League. Problemet financiare të Barçës bënë që Messi të largohej nga klubi në vitin 2021, duke nënshkruar me skuadrën franceze Paris Saint-Germain një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për ta zgjatur atë, gjë e cila ende nuk ka ndodhur, çka ka zgjuar reagime se ai mund të rikthehet në "Camp Nou".

Laporta nën dritën e këtyre zërave ka thënë se shtatë herë fituesi i "Topit të Artë" është i mirëpritur t'i bashkohet Barçës.

"Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them. Messi është lojtar i PSG-së dhe unë duhet të kem respekt", është shprehur ai. "Ai e di që dyert e Barçës janë të hapura”."


MË SHUME NGA Sport