Sonte Izraeli-Kosova, ‘Dardanët’ synojnë ta nisin me fitore
Sport

Sonte Izraeli-Kosova, ‘Dardanët’ synojnë ta nisin me fitore

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Izraelin, sfidë kjo luhet në ‘Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në një ndeshje tejet të rëndësishme në hapje të kampanjës për kualifikueset në Evropianin e ardhshëm.

Kombëtarja jonë mbrëmë në tokën izraelite, ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me Izraelin.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se i kanë bërë gjitha përgatitjet e duhura dhe janë gati për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje.

“Të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin në fushë. Ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë do të bëjnë më të mirën për ekipin kombëtar. Jemi këtu për rezultat pozitiv”, tha Giresse.

Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me Izraelin.

Me dëshirë dhe besim të palëkundur, djemtë tonë shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe përball izraelitëve.

Ndeshja Izraeli-Kosova nis në orën 18:00. 


MË SHUME NGA Sport