11:23 / 25.03.2023
Goli i parë i Anglisë ishte i parregullt?
rtsh
Ka një dyshim për golin e parë të shënuar nga Anglia mbrëmjen e së enjtes ndaj Italisë, në ndeshjen “Maradona” të vlefshme për kualifikueset për Europianin 2024.
Kur Saka goditi këndoren që i dha Rice mundësinë për të shënuar (minuta 13-të), këndi i kundërt, flamuri në fakt ishte i shtrirë në tokë dhe në pozicionin e gabuar.
Sipas “rregullave të lojës së futbollit”, gjyqtari Jovanovic duhet të kishte ndërprerë aksionin, të rregullonte atë që quhet “shënjimi” (përfshirë vijat e terrenit, ato që kufizojnë zonën dhe vetë mbajtëset me flamuj), dhe vetëm në një kohë të mëvonshme duhet të kishte rifilluar garën.