Rashica: Kisha shumë dëshirë të shënoja, merituam më shumë
F.Bytyqi/RTKLive
Sikur Milot Rashica të shënonte në minutën e fundit të ndeshje, atëherë Kosova do të fitonte kundër Izraelit.
Izraelitet dhe ‘Dardanët’ luajtën baras (1-1), sonte në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.
Rashica pas ndeshjes tha se kishte dëshirë të gjetën golin, dhe sipas tij, Kosova meritoi më shumë në duel me Izraelin.
“Kisha dëshirë të shënoja shumë e të ktheheshim me tri pikë. Ashtu siç shkoi loja, mendoj se merituam më shumë”, tha Rashica.
Sipas tij, në pjesëlojën e parë, Izraeli kishte më shumë në lojë, por Rashicës, në fraksionin e dytë të lojës, ‘Dardanët’ luajtën shumë më mirë. Ai thotë së është në formë të mirë dhe i gatshëm të jap më të mirën për Kosovën.
“Në pjesën e parë i lejuam kundërshtarit të krijonte disa raste. Ata patën raste shumë të mira që do të mund të na penalizonin. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Patëm rastet tona, mund ta fitonim lojën. Për momentin jam duke kaluar periudhë të mirë edhe me klubin dhe po mundohem të jap maksimumin me Kosovën. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka theksuar futbollisti i Galatasaryt.
Kosova të martën në ‘Fadil Vokrri’ e pret Andorrën, në një ndeshje ku Kombëtarja jonë kërkon pikët maksimale.