Shqipëria mposhtet nga Polonia
BKT
Sport

Shqipëria mposhtet nga Polonia

Uran Krasniqi / RTKLive

Shqipëria e ka nisur keq fushatën kualifikuese për Euro 2024. Është mposhtur nga Polonia. Në ndeshjen e zhvilluar në Varshavë rezultati ka qenë 1-0. 

Ka qenë minuta e dyzet e një kur Swiderski e ka shënuar golin për vendasit. 
Polakët jo vetëm kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me epërsi minimale, por e kanë ruajtur atë edhe kur janë kthyer në fushë për dyzet e pesë minutëshin e dytë.
Polonia e ka dominuar ndeshjen jo vetëm me gola, por edhe me statistika të tjera: e ka mbajtur topin më shumë, ka pasur më shumë gjuajtje në drejtim të portës dhe më shumë goditje nga këndi të fituara. 

Kjo ishte ndeshja e vetme e Shqipërisë këtë muaj, për dallim nga shumë kombëtare që kanë zhvilluar nga dy ndeshje. 

Polonia avancon ndaj Shqipërisë pas pjesës së parë

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh ndaj Polonisë në Varshavë.

Polakët kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me epërsi minimale. 

Edhe pse ndeshja ka qenë e barazpeshuar, ka qenë minuta e dyzet e një kur Swiderski e ka shënuar golin për vendasit. 

Shqipëria po e luan këtë ndeshje pa sulmuesin kryesor, futbollistin e Chelseas, Armando Broja, i cili është i lënduar. 

Poloni - Shqipëri, formacionet

Polonia e pret Shqipërinë sonte në Varshavë në një ndeshje të Grupit E në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.