22:44 / 27.03.2023
Holanda rikthehet te fitorja pas humbjes nga Franca
Uran Krasniqi / RTKLive
Holanda e ka gjetur shpejt fitoren në kualifikimet për Euro 2024 pas mposhtjes nga Franca.
"Tulipanët" kanë mposhtur Gjibraltarin me rezultat 3-0.
Depay me një gol (23') dhe Ake me dy gola (50', 82') kanë shënuar për Holandën.
Ndërkohë Franca ka fituar minimalisht si mysafir nga Irlanda me golin e Pavard (50').
Aktualisht Grupi B udhëhiqet nga Franca me gjashtë pikë, tri më shumë se sa Greqia dhe Holanda. Irlanda dhe Gjibraltari nuk kanë arritur të mbledhin asnjë pikë.
TË GJITHA REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME:
























