Rama: Simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë
BKT
Sport

Rama: Simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

F.Bytyqi/RTKLive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin që ka pasur me kampionet olimpike të Kosovës.

Rama përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se nga sot kampionet olimpike janë simbolet më të reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me tre kampionet shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Kujtojmë që Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në turneun e fundit të xhudos që u mbajt në Tbilis të Gjeorgjisë u stolisen medalje të argjendtë.