15:18 / 29.03.2023
Milan dhe Ibra vazhdojnë ‘martesën’
F.Bytyqi/RTKLive
Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç raportohet se do të vazhdojnë ‘martesën’ edhe për një sezone.
‘Rossonerët’ sipas medieve italiane, i kanë ofruar veteranit suedez rinovimin e kontratës edhe për një vit, e që më gjasë do të ishte viti i fundit i Ibrës në karrierën e tij si futbollist aktiv.
Oferta e Milanit është e ngjashme më atë të një viti më parë.
“Milan i ka ofruar Zlatan Ibrahimovië një rinovim të kontratës për një sezon tjetër. Një kontratë e re me shifra shumë të ngjashme me një vit më parë (kontratë me vlerë 1.5 milion euro neto, plus bonus)”, shkruajnë mediet italiane.























