Richarlison e mohon se ka gisht në shkarkimin e Contes
BKT
Sport

Richarlison e mohon se ka gisht në shkarkimin e Contes

Uran Krasniqi / RTKLive

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison, e ka mohuar se ai i kishte dhënë klubit një ultimatum për të shkarkuar ish-trajnerin Antonio Conte.

Conte është liruar nga detyra e trajnerit të "Spurs" të dielën. 

"Të thuhen gënjeshtra për mua, këtë nuk e pranoj. Gjithmonë kam pasur shumë respekt për Conten", ka thënë braziliani. "Ai më ndihmoi shumë dhe, sa herë që kishim një problem ne e zgjidhnim atë në bazë të bisedës dhe profesionalizmit - dhe këtë ai mund ta konfirmojë. Më vjen keq që nuk bëra aq sa priste nga unë dhe nuk bëra mjaftueshëm që ai të qëndronte".