22:34 / 30.03.2023
Liverpool e Bayern Munchen pas Mason Mount
Uran Krasniqi / RTKLive
Liverpool konsiderohet si skuadra që kryeson skuadrat që kanë interesim për ta bërë të tyrin futbollistin e Chelseas, Mason Mount. Kjo pasi vetë futbollisti dëshiron të vazhdojë të luajë në Premier League.
Por prapa nuk mbetet as Bayern Munchen pas emërimit të Thomas Tuchel si trajner, i cili është raportuar se u ka kërkuar drejtuesve të klubit për të nënshkruar me futbollistin.
Mesfushorit do t'i përfundojë kontrata me Chelsean në vitin 2024 dhe një marrëveshje e re duket se është shumë larg arritjes.























