Evra: PSG nuk do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve
RTSH
Patrice Evra ka folur për Paris Saint Germain. Klubi francez doli edhe një herë nga faza e 16-shes të Ligës së Kampionëve, pavarësisht emrave yjorë në skuadër dhe investimeve të tepruara.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United zbuloi një bisedë që ka pasur me Dani Alves, një lojtar i PSG-së nga viti 2017 në 2019.
Evra u shpreh kështu para mikrofonave të RMC Sport: “Ka vetëm një problem në Paris, shtrojnë tapetin e kuq për të gjithë. Ti mbërrin, disa lojtarë nuk kanë as dhjetë ndeshje të Ligës së Kampionëve... Ishte Dani Alves ai që më tha në atë kohë: Por Pat, ata nuk do ta fitojnë kurrë Ligën e Kampionëve. Hajde, ne jemi yje rock, në tribuna nuk sheh Bernard Lamas, por Kardashian. Është një klub show. Nuk është prioritet futbolli, jo”.
“Pasi Nasser (Al-Khelaïfi) mori klubin, ata po bëjnë një punë të madhe. Por komunikimi, kur shkoj në një ndeshje në Paris, është si për të parë një koncert. Jam në zonën VIP, shampanjë... Po djema, ku janë të moshuarit? Kur shkon te United, në kolltuk shkruhet Evra, emri i legjendave... Nuk është Leonardo DiCaprio që do të vijë të shohë ndeshjen, ne nuk jemi në Hollywood”.























