Superliga kthehet në fundjavë
BKT
Sport

Superliga kthehet në fundjavë

Uran Krasniqi / RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll kthehet në fundjavë pas pushimit shkaku i ndeshjeve të kombëtareve në kualifikimet për Euro 2024. Janë pesë ndeshje që përkasin te Java e njëzet e shtatë.

Të shtunën pritet të zhvillohen tri ndeshje: Ballkani – Gjilani, Prishtina – Trepça’89 dhe Llapi – Malisheva. Orari i fillimit të trija këtyre ndeshjeve është i njëjtë, ora 15:00.

Të dielën ndeshen Dukagjini – Ferizaj dhe Drita-Drenica. 

Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Drita me pesëdhjetë e dy pikë, një më shumë se sa Ballkani.