Trajneri i Dortmundit: S`e di me çfarë sistemi loje do të luajë Bayern
BKT
Sport

Trajneri i Dortmundit: S`e di me çfarë sistemi loje do të luajë Bayern

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Borussis Dortmund, Edin Terzic, ka thënë se nuk e di se me çfarë sistemi loje do të ndeshet me Bayern Munich të shtunën në Bundesligë. Kjo pasi bavarezët kanë ndryshuar trajnerin, ku në vend të Julian Nagelsmann tash është Thomas Tuchel.

Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje, Dortmundi është në krye të tabelës me pesëdhjetë e tri pikë, një më shumë se sa Bayern. 

“Me ndryshimin e trajnerit, ne nuk e dimë saktësisht nëse ai do të vazhdojë sistemin e lojës së Nagelsmann apo do të sjellë ide të reja në fushë”, ka thënë Terzic. “Ndeshja e së nesërmes mund të vendosë një drejtim, por nuk do të vendosë gjithçka. Duhet të shfrytëzojmë me guxim mundësitë tona dhe të tregojmë nesër një fytyrë tjetër nga ajo që kemi në vitet e fundit në Munich”.

Dortmundi të shtunën luan pa Giovanni Reyna dhe Thomas Meunier, ndërsa Jamie Bynoe-Gittens dhe Nico Schlotterbeck janë në dyshim për shkak të lëndimeve. Lajmi i mirë është se gjashtë lojtarë kthehen në skuadër: Gregor Kobel, Emre Can, Julian Brandt, Karim Adeyemi, Youssoufa Moukoko dhe Salih Ozcan.