Gjakova dhe Cena përfaqësojnë Kosovën në Turqi
BKT
Sport

Gjakova dhe Cena përfaqësojnë Kosovën në Turqi

Uran Krasniqi / RTKLive

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slamin e Antalias në Turqi.

Njoftimi për pjesëmarrje ka ardhur nga Federata e Xhudos e Kosovës. "Kosova kësaj radhe do të merr pjesë me dy xhudistë në Grand Slam Antalia të Turqisë. Në këtë garë do të ndeshen dy meshkuj në të njejtën kategori: Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Pjesëmarrëse në Grand Slamin e Antalias janë 5 kontinente, plot 83 shtete, 600 garues, 337 meshkuj dhe 263 femra", ka njoftuar FXHK. "Bashkë me garuesit tonë ka udhëtuar edhe Presidenti i Federatës së xhudos së Kosovës Agron Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku".