Chelsea më seriozisht se të gjithë për transferimin e Osimhen
BKT
Sport

Chelsea më seriozisht se të gjithë për transferimin e Osimhen

Uran Krasniqi / RTKLive

Chelsea duket se e ka më seriozisht angazhimin për transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.

Nigeriani është një nga sulmuesit më të kërkuar të Evropës pasi në këtë edicion ka shënuar njëzet e pesë gola në njëzet e nëntë paraqitje për napolitanët që bindshëm po udhëheqin me Serinë A. 

Sipas "Evening Standard", "Blutë" e konsiderojnë njëzet e katër vjeçarin si objektivin e tyre kryesor këtë verë. 

Skuadra e Graham Potter ka bërë një sezon jo aq produktiv para portës, duke shënuar vetëm njëzet e nëntë gola në njëzet e shtatë ndeshje të Premier League.

Në përpjekjen për transferimin e yllit nigerian Chelsea ka konkurrent Manchester Unitedin, por shprehja e interesit për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, i favorizon "Blutë" në këtë rast.