Ancelotti pëlqen propozimin brazilian por e respekton kontratën me Realin
BKT
Sport

Ancelotti pëlqen propozimin brazilian por e respekton kontratën me Realin

Uran Krasniqi / RTKLive

Carlo Ancelotti ka konfirmuar interesimin e Brazilit për t`ia besuar postin e trajnerit të Kombëtares, gjë e cila e ka bërë italianin të ndihet mirë, por ai ka thënë se fillimisht dëshiron ta përmbushë kontratën me Real Madridin.

Federata Braziliane e Futbollit dëshiron që Ancelotti ta zëvendësojë Titen e dorëhequr pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës "Qatar 2022", ndërsa kontrata e Ancelottit me Real Madridin përfundon në qershor 2024.  

“Po, realiteti është se Kombëtarja braziliane më dëshiron, dhe mua më emocionon ky fakt dhe e dua këtë”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp. "Unë kam një kontratë dhe dua ta përfundoj atë, sepse më pëlqen Real Madridi, më pëlqen ky klub dhe çdo gjë që mund të ndodhë pas kësaj". 

Real Madrid pret Real Valladolid të dielën, para se të përballet me Barcelonën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Copa del Rey të mërkurën.

Real Madridi është aktualisht i dyti në La Liga, duke pasur dymbëdhjetë pikë më pak se Barcelona që kryeson.