17:30 / 01.04.2023
Ballkani del në krye pas fitores ndaj Gjilanit
Uran Krasniqi / RTKLive
Ballkani nuk ka zhgënjyer të shtunën në Suharekë.
Në ndeshjen e javës së njëzet e shtatë të Superligës suharekasit kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.
Në të dy pjesët skuadra e Ilir Dajës ka qenë më e mirë, duke arritur që të shënojë nga një gol.
Korenica (19) dhe Rrahmani (66') i kanë dhë fitoren skuadres që është kampione në fuqi.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani ka rrëmbyer pozitën e parë me pesëdhjetë e katër pikë, dy më shumë se sa Drita. Ndërsa Gjilani gjendet në vendin e tretë me dyzet pikë.























