17:34 / 01.04.2023
Llapi fiton minimalisht nga Malisheva
Uran Krasniqi / RTKLive
Llapi ka fituar nga Malisheva në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Javës së njëzet e shtatë të Superligës së Kosovës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0.
Pjesa e parë ka qenë e barabartë, ndërsa fitoren minimale skuadra e Llapit e ka siguruar në pjesën e dytë.
Goli i vetëm është shënuar nga Rivera në minutën e shtatëdhjetë e nëntë.
Pas kësaj ndeshje, Llapi gjendet në vendin e pestë me tridhjetë e gjashtë pikë, ndërsa Maisheva në vendin e shtatë me njëzet e nëntë pikë.























