18:59 / 01.04.2023
Arsenal realizon fitoren e shtatë radhazi
Uran Krasniqi / RTKLive
Arsenal e ka zgjatur serinë e fitoreve në shtatë ndeshje në Premier League të shtunë. Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta i është përgjigjur me fitore Manchester Cityt që gjithashtu ka realizuar fitore. Arsenal ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Leeds United.
Gabriel Jesus (35′ nga penalltia, 55′), Ben White (47′) dhe Granit Xhaka (84′) shënuan në fitoren e “Topçinjve”.
Arsenali pas kësaj fitore ka kryeson tabelën me shtatëdhjetë e dy pikë. Fitorja e sotme e Arsenalit ka rivendosur diferencën prej tetë pikësh ndaj Manchester Cityt, megjithëse me një ndeshje të luajtur më shumë.























