22:48 / 01.04.2023
Chelsea zhgënjen kundër Aston Villas
Uran Krasniqi/RTKLive
Pas katër ndeshjeve të pamposhtur në të gjitha kompeticionet ka ardhur edhe humbja e Chelseas.
Skuadra e drejtuar nga Graham Potter në javën e 29-të të Premier League është mposhtur nga Aston Villa. "Blutë" nga Londra janë mposhtur në “Stanford Bridge” me rezultat 0-2.
Chelsea u ndëshkua në minutën e 18-të të takimit, pas një gabimi të pafalshëm të Cucurellas, që në tentativë për të ndalur topin me kokë, i jep një asist sulmuesit mik, Watkins, që nuk mund të gabonte përballë Kepas, 0-1.
Aston Villa gjeti golin e dytë në minutën e 56-të kur McGinn shënoi gol të bukur nga distanca.
Aston Villa pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, kurse Chelsea është dy pozita më poshtë me 38 pikë.























