Zhegrova me dy gola ia siguron fitoren Lilles
BKT
Sport

Zhegrova me dy gola ia siguron fitoren Lilles

Uran Krasniqi / RTKLive

Edon Zhegrova ka rezultuar futbollisti i duhur për t`ia siguruar tri pikë Lilles në ndeshjen e vlefshme për Liague 1 kundër Lorient.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-1. 

Zhegrova ka realizuar dy gola. (89', 90 + 1') dhe atë në momentin vendimtar të ndeshjes: të parin për epërsinë 2-1 kur ndeshja ishte baraz dhe të dytin për ta vulsour fitoren. 

Golin e parë për Lille e ka realizuar Cabella (13'). 

Lorient nuk ka mundur të bëjë më shumë se sa një gol, të cilin e ka realizuar Kone (77'). 

Në tabelën ku kryeson PSG skuadra e Zhegrovës gjendet në pozitën e pestë.