Allegri vetëkritik pas fitores nga Verona: S`luajtëm mirë
BKT
Sport

Allegri vetëkritik pas fitores nga Verona: S`luajtëm mirë

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka reaguar pas ndeshjes së Serisë A mes Juventusit dhe Hellas Verona, ku skuadra që e drejton ai ka fituar minimalisht. Trajneri i Juventusit është shprehur i pakënaqur.

"Ne nuk luajtëm shumë mirë", ka thënë Allegri. "Ne mund të kishim bërë më mirë pasi të kishim marrë epërsinë dhe të dyfishonim avantazhin tonë, pa u dhënë atyre një shans për t'u afruar me zonën tonë. Është diçka që duhet ta përmirësojmë". 

Pas fitores Juventus gjendet në vendin e shtatë me dyzet e katër pikë, po sikur Juves të mos i heqeshin pikët, atëherë do të gjendjes në pozitën e dytë me pesëdhjetë e nëntë pikë. Seria A kryesohet nga Napoli me shtatëdhjetë e një pikë, ndërsa Juventusi po përpiqet që të ngjitet në një nga pozitat që bën të luhet në garat e kupave evropiane.