Maldini dhe Leao, tension i lartë me Spaletin në tunel: ja çfarë ndodhi
RTSH
Napoli-Milan pritej të ishte një ndeshje e nxehtë dhe kështu ndodhi. Dhe jo vetëm në fushë. Për shkak se teksa në fushën e stadiumit Diego Armando Maradona dy skuadrat po luftonin për të fituar ndeshjen, një tjetër episod kurioz ndodhi gjatë intervalit që ndezi zjarr mes skuadrave.
Protagonistët? Spalletti, Leao dhe Maldini, janë përfshirë në një debat përpara se të kthehen në fushë për pjesën e dytë.
Mes pjesës së parë dhe të dytë, në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes ndodhi një episod që rriti tensionin mes Napolit dhe Milanit. Nga kamerat mund të shikohet sesi Spalletti ka dashur të kritikojë Leaon për festën e tij me rastin e golit të parë, duke menduar se kishte për qëllim tifozët e kaltër. “Bëre gabim”: këto ishin fjalët e trajnerit të Napolit ndaj sulmuesit portugez, të mbrojtura menjëherë nga Maldini, i cili shpjegoi se si në realitet festa i referohej kritikave të shumta të marra në periudhën e fundit.























