Barça mesazh City-t, kërkon 90 milionë funte për Fati-n
BKT
Sport

Barça mesazh City-t, kërkon 90 milionë funte për Fati-n

F.Bytyqi/RTKLive

Barcelona ka vendosur çmimin prej 90 milionë funte për objektivin e Manchester City-t, Ansu Fati, raporton ‘Insider’.

Kataonasit duke se janë të gatshëm të heqin dorë nga ylli i tyre, i cili këtë sezon të garave, akoma nuk ka gjetur formën e tij më të mirë.

Fati nuk është i kënaqur me minutat që po luan aktualisht në skuadrën e Xavi Hernandez , dhe duket se Barcelona është gati të shesë lojtarin.

‘Blaugranat’ kërkojnë 90 milionë funte për asin e tyre. Manchester City thuhet se synon ta fitojë garën kundër Manchester Unitedit dhe Chelseat për Fati-n.