18:47 / 06.04.2023
Presioni në Serie A e në CHL, Pioli: Duhet të qëndrojmë
Uran Krasniqi / RTKLive
Stefano Pioli ka thënë se skuadra duhet të qëndrojë ani se aktualisht angazhohet në dy fronte: Serie A dhe Champions League.
Sipas tij, skuadra për momentin është e fokusuar vetëm në përballjen e Milanit në Serie A me Empolin, por pa u shpërqendruar nga sfida me Napolin në Champions League.
Pas fitores 4-0 ndaj Napolit të dielën, Milani është i treti në Serie A. Kuqezinjtë përballen me Empolin në San Siro të premten përpara përballjes në Evropë me napolitanët.
"Ne duhet të jemi të përulur; liga është e rëndësishme për ne dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo ndeshje në shtëpi. Është thelbësore të qëndrojmë. Ndeshjet fitohen fillimisht me qëndrime dhe vendosmëri, e më pas me cilësi", ka thënë ai.























