Polonia mposht Kosovën
BKT
Sport

Polonia mposht Kosovën

Uran Krasniqi / RTKLive

Kosova e hendbollit të femrave e ka nisur me humbje fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023. Është mposhtur nga Polonia.

Ndeshja të cilën kosovaret e kanë luajtur si mysafirë në Bielsko-Biala është mbyllur me rezultat 36:22. 

Kosova në momente të caktuara ka treguar lojë të mirë, por Kombëtarja vendase ka treguar më shumë, duke realizuar edhe fitore në fund.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja tjetër në Prishtinë.