Hiddink thotë se Chelsea duhet t`i besojë më shumë Lampardit
Uran Krasniqi / RTKLive
Guus Hiddink konsideron se Chelsea duhet të shkojë një ham më tej në rastin e Frank Lampard, ku nga roli i trajnerit të përkohshëm t`ia besojë atë të trajnerit të përhershëm.
Lampard këtë javë është rikthyer në krye të stafit drejtues të Chelseas pas shkarkimit të trajnerit Graham Potter të dielën, i cili ani se ishte prezantuar me pompozitet prapëseprapë është shkarkuar për mungesë rezultatesh. Lampard është vetëm përkohësisht në rolin e ri pasi skuadra është në kërkim të një trajneri të ri me status të përhershëm.
Holandezi që dikur ka drejtuar vetë klubin anglez te Lampard sheh përvojë dhe përgatitje.
“Unë do të doja që ai të konsiderohet jo vetëm si një trajner i përkohshëm, por edhe t'i jepet besimi për të vazhduar me projektin sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hiddink për "Telegraph" në një intervistë të publikuar të premten. "Ai e njeh klubin si askush tjetër dhe është e rëndësishme t'u jepet vazhdimësi gjërave. Si çdokush, Lampard do të ketë nevojë për kohë. Chelsea ka investuar shumë para, por tani duhet të përshtatet me një ide".























