Arteta: Rezultati me Liverpool i drejtë, të ecim përpara
BKT
Sport

Arteta: Rezultati me Liverpool i drejtë, të ecim përpara

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka kërkuar që të lihet mënjanë ndeshja me Liverpoolin dhe skuadra të ecë përpara, ku kanë mbetur vetëm edhe pak ndeshje dhe klubi mund ta fitojë trofeun e Premier League.

Liverpool dhe Arsenal barazuan në fundjavë, në një ndeshje ku Arsenalit i rrëshqiti fitorja, pasi gjendej në avantazh prej dy golash. 

"Lojë shumë intensive. Ne e kishim nën kontroll, por pak para pjesës së parë pësuam një gol dhe loja ndryshoi. Pas pjesës së parë filluam mirë në minutat e para, por më pas humbëm kontrollin. Liverpool mund të kishte shënuar tri ose katër herë, ne mund të kishim shënuar dy ose tri herë, kështu që ndoshta në fund rezultati është i drejtë", ka thënë spanjolli."Duhet të ecim përpara". 

Aktualisht Arsenal kryeson renditjen tabalare me shtatëdhjetë e tri pikë, ndërsa në vendin e dytë gjendet Manchester City me gjashtëdhjetë e shtatë pikë.