Inzaghi, Benficas: Përballë jush është një Inter që e di çfarë do
Uran Krasniqi / RTKLive
Simone Inzaghi ka thënë se Inter e di se çfarë do dhe çfarë duhet të bëjë sonte në përballje me Benfica në kuadër të çerekfinales së Champions League.
Skuadra portugeze është e pamposhtur në Evropë këtë sezon dhe ka humbur vetëm tri herë në të gjitha kompeticionet, megjithëse hyn hyn në ndeshje pas një disfate nga Porto në kampionatin vendor.
"Ata kanë humbur dy ndeshje këtë sezon. Ata janë një ekip me vlerë absolute. Por përballë tyre, do të ketë një ekip të Interit që e di se çfarë duan dhe çfarë duhet të bëjnë", ka thënë italiani. ""Ata janë një ekip cilësor, me lojtarë të talentuar teknikisht. Ata zënë hapësirat mirë dhe vrapojnë shumë. Ne duhet të jemi të mirë në lojën tonë".
Ndryshe nga Benfica, Inter aktualisht nuk po kalon në formë të mirë: nuk ka fituar në gjashtë ndeshje.























