Arsenali pyet Chelsean për Kante-n
BKT
Sport

Arsenali pyet Chelsean për Kante-n

F.Bytyqi/RTKLive

Arsenali mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e francezit N`Golo Kante.

Klubi nga ‘Emiratës’ sipas medieve britanike, është i interesuar për Kante,  i cili mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Francezi me ‘Blutë’ e Londrës mbyll kontratën në fund të këtij sezoni, dhe ende të dy palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Kane prej kohësh monitorohet nga disa klube evropiane, por tani siç raportohet, edhe Arsenali është futur në garë për francezin.

Menaxheri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta dëshiron që Kante-n ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.