Juventus mposht Sportingun, United i dhuron barazimin Sevillas
BKT
Sport

Juventus mposht Sportingun, United i dhuron barazimin Sevillas

Uran Krasniqi / RTKLive

Kur Juventus luan javën e ardhshme në Lisbonë do të jetë në pozicion më komod për të prekur gjysmëfinalen e Europa League. Në ndeshjen e parë në Torino ka fituar ani se me rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë Manchester United ka ngecur. Sevilla ia ka dalë që në fund ta marrë një barazim 2-2, gjë e cila bën që ndeshja e dytë të fillojë pa epërsi të njërës skuadër. 

"Zonja e vjetër" ka rritur vetëm në pjesëlojën e dytë ta tregojë veten. Ka avancuar përmes golit të Gattit në minutën e shtatëdhjetë e tretë. 

Ndërsa në "Old Trafford" ka pasur më shumë gola. Ka qenë United që ka shënuar dy herë radhazi me dy gola nga Sabitzer (14' e 21'), duke krijuar përshtypjen se ndeshja do të fitohej, por pastaj ka ndodhur edhe rikthimi spanjoll i ndihmuar nga autogolat e futbollistëve anglezë ( Malacia 84' e  Maguire 90+3'). 

REZULTATET E NDESHJEVE TË TJERA NË EUROPA LEAGUE:

No description available.

REZULTATET E NDESHJEVE NË CONFERENCE LEAGUE:

No description available.