Trepça mposht Sigal Prishtinën
BKT
Sport

Trepça mposht Sigal Prishtinën

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 77:68 (21:11, 20:21, 24:12, 12:24).

Të gjitha periudhat e takimit u dominuan nga mitrovicasit me përjashtim të dhjetëminutëshit të fundit, por ku megjithatë Trepça ia ka arritur të fitojë. 

Te vendasit më i miri ishte Wil Daniels me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Derrick Wilson me 17 pikë e nëntë kërcime.

Kësisoji seria gjysmëfinale është barazuar në 1:1, ndërsa ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në kryeqytet.