Sassuolo befason Juventusin
BKT
Sport

Sassuolo befason Juventusin

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Serie A.

Sassuolo ka shuar shpresat e "Bianconerëve" për të garuar sezonin e ardhshëm në Champions League. Kjo pas fitores miminale të së dielës. 

Ka qenë Defrel ai që në minutën e 64-të ka realizuar për vendasit. 

Paraqitje të mirë për Sassuolon në këtë ndeshje ka bërë edhe reprezentuesi shqiptar, Nedim Bajrami. 

Pas kësaj ndeshje Juve mbetet në vendin e shtatë në tabelë me dyzet e katër pikë, Sassuolo gjendet në vendin e njëmbëdhjetë me dyzet pikë.