Aston Villa po e sfidon Leeds Unitedin për talentin skocez
BKT
Sport

Aston Villa po e sfidon Leeds Unitedin për talentin skocez

F.Bytyqi /RTKLive

Dy klubet e Premier League-s, Aston Villa dhe Leeds United janë duke bërë garë për talentin e Herts, James Wilson.

Aston Villa sipas medieve britanike, po e sfidon Leeds United për të riun e Hearts, Wilson.

Leeds konsiderohet favorit për transferimin e talentit skocez, por tashmë është Aston Villa është futur në garë për të.

Skocezi pritet të largohet nga Tynecastle këtë verë dhe e ardhmja e tij, siç raportohet, do të jetë Anglia.

Hearts i ka ofruar kapitenit të Skocisë U16 një kontratë trevjeçare, por lojtari mësohet se dëshiron të bëhet pjesë e Ligës më të fortë në Evropë, Premier League.