22:52 / 17.04.2023
Këndellet Liverpool, deklason Leeds United-in
F.Bytyqi /RTKLive
Liverpool më në fund duket se ka filluar të këndellët.
‘The Reds’ sonte deklasuan në udhëtim Leeds Unitedin, me rezultat 1-6, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 31-të në Premier Leagues.
Të përzgjedhurit e Jurgen Klopp ishin skuadër dukshëm më e mirë se nikoqirët, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për një vend në pjesën e epërme të tabelës.
Salah (39’, 64’), Jota (52’, 73’), me nga dy gola dhe Gakpo (35’) e Nunez (90’), më nga një gol u përkujdesën për fitoren e Liverpoolit, kurse, golin e nderit për Leeds e shënoi Sinisterra (47’).
Pas kësaj fitore, Liverpool zë vendin e tetë me 47 pikë, derisa Leeds United renditet e 16-ta me 29 pikë të tubuara.























