Kvaratskhelia i kërkon falje tifozëve të Napolit:Do të kthehemi më të fortë
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia, ka reaguar pas eliminimit të Napolit nga Liga e Kampionëve.
‘Napolitanët’ mbrëmë luajtën baras 1-1, në ndeshjen kthyese të çerekfinales së ‘Championsit’ kundër Milanit, rezultat ky që dërgojë ‘Rossonerët’ në gjysmëfinalen e garës elitare në Evropë.
Kvaratskhelia, i cili po bën një sezon të madh me Napolin, ndihet fajtor për eliminimin e skuadrës se tij pasi ai dështojë nga pika e bardhë në minutën e 82-të.
Kvaratskhelia përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, i ka kërkuar falje të gjithë tifozëve të Napolit për eliminimin nga Liga e Kampionëve.
“E kam të vështirë t’iu shoh me sytë e lotuar. Nga kjo kuptoj se nuk ia dola dot t’iu bëj të lumtur. Do të mësoj nga kjo eksperiencë që kalova. Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi dhe ju jam absolutisht mirënjohës për mbështetjen që e ndjej çdo sekondë. Ju dua të gjithëve dhe ju premtoj se do të kthehemi më të fortë! Na presin shumë ndeshje përpara, ëndrra vazhdon”, ka shkruar 22 vjeçari.























