09:24 / 20.04.2023
Tuchel i kënaqur me lojën Bayernit pavarësisht eliminimit nga ‘Championsi’
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
‘Bavarezët’ mbrëmë barazuan me Manchester Cityn (1-1), në ndeshjen kthyese të çerekfinales së ‘Championsin’, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, skuadra e Pep Guardiolës kalon në gjysmëfinale.
Tuchel pas ndeshja ka thënë së të besuarit e tij bën lojë të mirë pavarësisht se nuk ia dolën që të përmbysin skuadrën angleze.
“Mendoj se e vendosem në telashe Cityn, por si në javën e kaluar nuk patëm fat në disa momente”, tha ai.
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si kemi performuar”, ka theksuar Tuchel.























