Nadal nuk luan as në Madrid
BKT
Sport

Nadal nuk luan as në Madrid

RTSH

Rafa Nadal nuk do të luajë edhe në Mutua Madrid Open. Tenisti spanjoll vazhdon me rikuperimin e tij nga dëmtimi i pësuar që në Australian Open.

Edhe pse ka hyrë në javën e katërmbëdhjetë, përmirësimi i tij nuk ka ndodhur ende aqsa ai të mund të luajë, ndaj Nadal do të humbasë edhe turneun e Madridit.

Mungesën e tij e ka konfirmuar vet Nadal përmes rrjeteve sociale. Fillimisht ajo që duhet të ishte një rikuperim gjashtë deri në tetë javë ka rezultuar më i gjatë, duke prishur plotësisht të gjitha planet e Nadalit, i cili nuk ishte në gjendje të konkurronte në turneun Indian Wells dhe Miami dhe po shikonte me optimizëm rikthimin në turnetë e fushës me dhe të kuq.

Megjithatë, siç ka rrëfyer vetë Nadal, rikuperimi nuk ka shkuar siç ishte planifikuar pasi, përkundër faktit se spanjolli u shfaq duke u stërvitur në terrenet e Akademisë Rafa Nadal, më në fund iu desh të hiqte dorë nga Monte Carlo Masters 1000 dhe turneu në Barcelonë.

Mutua Madrid Open është turneu i fundit që del jashtë kalendarit për Nadalin, i cili për momentin ka vetëm Masters 1000 në Romë si mundësinë e tij të fundit për të konkurruar përpara sfidës së tij të madhe në Roland Garros, ku do të përpiqet të kërkojë titullin e tij të pesëmbëdhjetë. Gjithnjë nëse dëmtimi i tij do ta lejojë të konkurrojë.