14:41 / 20.04.2023
Lajm i keq për Napolin, Rrahmani s’luan kundër Juventusit
F.Bytyqi/RTKLive
Një lajm i keq vjen për tifozët e Napolit.
Mbrojtësi kosovar i ‘Napolitanëve’ nuk do të luajë kundër Juventusit. Napoli dhe Juve do të ndeshen këtë fundjave në kuadër të elitës së futbollit tonë.
Reprezentuesi i Kosovës nuk do të luajë kundër torinezëve pas lëndimit që pësoi në sfidën kundër Milanit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Rrahmani, siç raportohet, ka një lodhje muskulore dhe nuk pritet të kthehet në ndeshjen e radhës.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, ka bërë një sezon të madh dhe tashmë është ai është një nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Luciano Sapllettit.























