16:16 / 20.04.2023
Renditja e re e UEFA-së: Superliga Kosovës nuk ndryshon pozicion
F.Bytyqi/RTKLive
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian (UEFA), ka publikuar renditjen e re të ligave evropiane.
Sipas UEFA-së, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon ta mbajë pozitën e 33-të.
Elita kosovar është vlerësuar me 11.041 pikë, para Lihtejnshtajnit. Ndërkaq, pozitën e 49-të e zë Superiorja shqiptare, përpara Uellsit dhe prapa Islandës.
Sa i përket ligave të pozicionuara në krye, listës vazhdon ti prijë Premier League e ndjekur nga La Liga spanjolle dhe Bundesliga gjermane.























