Fiorentina është gjysmëfinalisti i parë i Conference League
BKT
Sport

Fiorentina është gjysmëfinalisti i parë i Conference League

Uran Krasniqi / RTKLive

Lech Poznan e ka frikësuar Fiorentinan kur ka realizuar tri gola radhazi për të udhëhequr 3-0, gjë e cila bënte që sipas rezultattit të përgjithshëm ndeshja të ishte 4-4, por nuk ka arritur ta mbajë atë.

Italianët kanë shënuar dy herë dhe ani se kanë humbur ndeshjen me rezultat 2-3, i ka dërguar në gjysmëfinale fitorja 4-1 e arritur një javë më parë në Poloni, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 6-4.  

Sousa (9'),  Velde (65') dhe Sobiech (69') kanë shënuar për polakët. 

Fiorentina është kthyer në lojë me golat e Sottil (78') dhe Castrovilli (90+2'). 

Në Conference League sonte zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera.