Guardiola" Arsenalit duhet t`ia imponojmë lojën tonë
BKT
Sport

Guardiola" Arsenalit duhet t`ia imponojmë lojën tonë

Uran Krasniqi / RTKLive

Pep Guardiola konsideron se kur Manchester City ndeshet të mërkurën me Arsenalin duhet t`ia imponojë mënyrën e vet të lojës.

Dy skuadrat përballen në Premier League në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin. Arsenal aktualisht kryeson tabelën me shtatëdhjetë e pesë pikë, pesë më shumë se sa City, po me dy ndeshje më pak. 

"Është me të vërtetë ndeshje e rëndësishme. Jo vendimtare, sepse ende ka shumë ndeshje të vështira për të dyja skuadrat, por ne nuk mund ta mohojmë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje.Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të imponuar lojën tonë", ka thënë Guardiola.