Kupa e Italisë vjen sonte me superduelin Inter-Juventus
BKT
Sport

Kupa e Italisë vjen sonte me superduelin Inter-Juventus

F.Bytyqi/RTKLive

Kupa e Italisë rikthehet sonte me superduelin Inter-Juvenus, sfidë kjo që luhet në ‘Guiseppe Meaza’.

Dy rivalët e mëdhenj në Itali, do të përballen sonte në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1, andaj në ndeshjen e sontme parashikohet të luhet një ndeshje e zjarrtë, pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të kësaj garë.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Juventusit fillon në orën 21:00.